
Kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim, Bajram Rexhepi në kuadër të riorganizimit të degës së BDI-së në Tetovë ka vazhduar rekonstruimin e strukturave partiake ku gjatë ditës së sotme Adnan Jahja është zgjedhur kryetar i nëndegës Gam-Gam, shkruan Top24
Sonte mbajtëm Kuvendin zgjedhor të Nëndegës Gam Gam, një nga lagjet më ikonike të kasabasë së vjetër të Tetovës.
Kryetar u zgjodh Adnan Jahja, stomatolog, i punësuar në Spitalin Klinik në Tetovë. Me kuadro profesioniste, njerëz me integritet dhe të respektuar në komunitet, do të ndërtojmë një strukturë më të fortë dhe një energji të re politike që do ta rikthejë zërin dhe dinjitetin e Tetovës në vendin që meriton!



