LajmeMaqedoniTopLajm

Bajram Rexhepi: Tetova si Çairi, ndërtime pa leje procedura të dyshimta legalizimi

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Bajram Rexhepi përmes një postimi ka shënuar se edhe në Tetovë po ndodhë ajo që ka ndodhur dhe po ndodhë në Çair. Në postimin e tij Rexhepi shkruan se në Tetovë ka, ndërtime pa leje, legalizime të dyshimta, propagandë në vend të planifikimit, shkruan Top24


Ndërtime pa leje, legalizime të dyshimta, propagandë në vend të planifikimit❗️
Në Tetovë dhe Çair ka një gjë që po funksionon me përpikëri, e kjo është skema e ndërtimeve pa leje dhe legalizimeve korruptive që favorizon një grusht njerëzish dhe dëmton interesin publik.
Në mungesë të planeve detale urbanistike, ndërtohet pa leje dhe objektet pastaj legalizohen. Buxheti i komunës humb, qyteti deformohet, kurse nevojat e qytetarëve përdoren për fushatë.
Zgjidhja është e qartë:✅
Tetova ka nevojë për planifikim të mirëfilltë hapësinor. Pa Plan Gjeneral Urbanistik, nuk ka plane detale urbanistike e si pasojë nuk ka zhvillim, por vetëm kaos dhe korrupsion.
Është koha për plan jo propagandë!
Është koha për rend dhe zgjidhje sistematike jo pazare korruptive!

#Llogaridhënie #eVërtetaPërTetovën

Related Articles

Back to top button
Close
Close