LajmeMaqedoniTopLajm

Bajram Rexhepi takon pensionistët e Tetovës, do ta renovojmë qendrën dhe do të kemi program të veçant për ta

Kandidati për kryetar komune të Tetovës nga radhët e AKI-së, Bajram Rexhepi përmes një postimi ka ndarë pamjet nga takimi i sotëm me pensionistët e Tetovës duke nënvizuar se si kryetar komune do të angazhohet në përmirësimin e kushteve të qendrës aktuale të pensionistëve të Tetovës sidhe kujdes përmes një programi të veçantë për pensionistët me të ardhura të ulta dhe angazhimin e një përfaqësuesi në këshillin komunal të komunës së Tetovës, shkruan Top24

Takimi me pensionistët e Tetovës
Sot, bashkë me përfaqësuesit e Shoqatës së Pensionistëve, diskutuam për sfidat dhe nevojat reale të gjeneratës që ka ndërtuar këtë qytet me mund e përkushtim.
✅ Do të ndihmojmë në përmirësimin e kushteve të qendrës aktuale të pensionistëve të Tetovës, duke krijuar një hapësirë më funksionale dhe më dinjitoze për takime, aktivitete kulturore dhe sociale.
✅ Pensionistët me të ardhura shumë të ulëta do të përfshihen në një program të veçantë të mbrojtjes social.
✅ Do të sigurojmë që pensionistët të kenë përfaqësues në Këshillin Komunal, pa të drejtë vote, por me të drejtë fjale, që zëri i tyre të dëgjohet drejtpërdrejt në vendimmarrje.
✅ Do të ndërtojmë infrastrukturë rrugore të përshtatur për të moshuarit, si dhe shëtitore, pista biçikletash dhe trotuare të sigurta, për të shmangur lëndimet dhe për të lehtësuar qarkullimin e tyre.
🤝Këto dhe shumë nisma të tjera janë pjesë e angazhimit tonë për t’u kujdesur me respekt për brezin që na mësoi vlerat e punës dhe të dinjitetit.

Related Articles

Back to top button
Close
Close