LajmeMaqedoniTopLajm

Bajram Rexhepi: Reçica e Vogël 1 gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet zemra e BDI-së, ajo zgjodhi Kujtim Shabanin për kryetar

Kryrtari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, Bajram Rexhepi sonte përcolli nga afër punimet e kuvendit të nëndegës së Reçicës së Vogël1 ku kryetar i kësaj nëndege u zgjodh Kujtim Shabani ekonomist i diplomuar, djalë i ri, energjik dhe i përkushtuar, që do të jetë vlerë e shtuar për Bashkimin Demokratik për Integrim – Dega Tetovë, shkruan Top24

 

Reçica e Vogël 1 gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet zemra e Bashkimit Demokratik për Integrim. ♥️
Aty ku filloi gjithçka, aty ku u ngritën themelet e organizatës sonë politike, edhe sot me krenari, përkushtim dhe besim po ndërtojmë një të ardhme të sigurt e premtuese.
Në një frymë të fuqishme uniteti, sonte mbajtëm Kuvendin Zgjedhor të kësaj nëndege, ku për kryetar u zgjodh Kujtim Shabani, ekonomist i diplomuar, djalë i ri, energjik dhe i përkushtuar, që do të jetë vlerë e shtuar për Bashkimin Demokratik për Integrim – Dega Tetovë.
Kujtimi vjen në këtë detyrë si një ndër aktivistët më të zellshëm të BDI-së. Në zgjedhjet e fundit ishte shef shtabi në Reçicë të Vogël dhe në çdo cikël zgjedhor ka kryer me përgjegjësi të plotë detyrat dhe obligimet partiake, duke shërbyer si shembull dhe motivim edhe për të tjerët.
Urime Kujtim detyrën e re!
#Bashkë, hap pas hapi dhe për çdo ditë, po finalizojmë e forcojmë radhët tona për të ndërtuar me dinjitet, me zemër dhe me kokën lart BDI-në e së ardhmes! 🙏

Related Articles

Back to top button
Close
Close