
Kandidati për kryetar komune nga ana e Aleancës Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi sonte i shoqëruar shefi i shtabit zgjedhor Faton Ahmeti dhe nga shefi shtabit komunal Blerim Osmani kanë qëndruar në Reçicë të Vogël ku kanë dëgjuar hallet e banorëve të këtij fshati të cilët edhe sot pas katër vitesh po përballen me problemet e vjetra. Rexhepi premtoi se me programin për Tetovën e Re do të ju përgjigjen nevojave të banorëve të këtij fshati, shkruan Top24
Banorët e Reçicës së Madhe edhe sot jetojnë me problemet e vjetra dhe shumë premtime të pambajtura që mbetën vetëm në letër.
Sonte, bashkë me banorët e këtij vendbanimi, dëgjuam me vëmendje çdo shqetësim dhe kërkesë.
Programi #PërTetovënERe po ndërtohet mbi nevojat dhe zërin e qytetarëve, dhe kërkesat e tyre janë të arsyeshme, të realizueshme dhe të domosdoshme.
Hap pas hapi, me përkushtim dhe partneritet me qytetarët, do t’i bëjmë realitet.



