LajmeMaqedoniTopLajm

Bajram Rexhepi paralajmëron kuvend madhështorë të degës së BDI-së në Tetovë me 16 Maj

Pas rrumbullaksimit të rekonstruimit të 29 degëve të Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë, kryetari i kësaj dege Bajram Rexhepi ka paralajmëruar kuvend madhështor në Pallatin e Kulturës në Tetovë për me 16 Maj në ora 19, shkruan Top24

Të dashur bashkëqytetarë, aktivistë dhe simpatizantë,
Bashkimi Demokratik për Integrim – Dega Tetovë po hap një kapitull të ri të funksionimit dhe riorganizimit politik.
Me sukses përfunduam ristrukturimin e 29 nëndegëve në kuadër të Degës së Tetovës, duke sjellë njerëz kompetentë dhe energji të re në familjen tonë të madhe politike.
Andaj, të shtunën, më 16 maj, në Qendrën për Kulturë në Tetovë në ora 19:00, do të mbajmë Kuvendin Zgjedhor të BDI – Dega Tetovë, ku do të zgjidhen organet drejtuese, sekretariatet dhe këshilli mbikqyrës.
Me besim plotë dhe bindje të palëkundur në rrugëtimin tonë politik, vijmë më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur se kurrë.
Nderojmë të kaluarën, ndërtojmë të ardhmen!

Related Articles

Back to top button
Close
Close