
Kandidati për kryetar komune nga radhët e Besëlidhjes Aleanca Kombëtare për Integrim, Bajram Rexhepi sot ka shpalosur një nga prioritetet e tij për Tetovën e Re duke premtuar dislokimin e Kazermës nga qyteti dhe transformimin e saj në një park modern dhe në një qendër institucionale për qytetin, shkruan Top24
DISLOKIMI I KAZERMËS – PARKU I RI I TETOVËS
Një nga projektet kyçe të programit tonë #PërTetovënERe do të jetë dislokimi i Kazermës së Tetovës dhe transformimi i saj në park qyteti dhe qendër institucionale moderne.
Sipas standardeve të NATO-s, objekte të tilla ushtarake nuk duhet të jenë pranë zonave të banuara dhe paraqesin rrezik potencial për rrethin.
Këtë hapësirë publike prej afër prej mbi 190.000m2 do ta kthejmë në park dhe qendër administrative për qytetin:
Me këtë Tetova dhe qytetarët do të fitojnë:
Tetova do të ketë parkun e qytetit dhe një qendër institucionale që i shërben qytetarëve, duke e bërë qytetin më të gjelbër, më funksional dhe më të mirë për të jetuar.



