
Kandidati për kryetar komune në Tetovë nga radhët e AKI-së, Bajram Rexhepi sonte morri pjesë në hapjen e ekspozitës së profesorit Izet Zeqiri. Rexhepi përmes një postimi vlerësoi Zeqirin për kontributin e tij duke shtuar se është ndjenjë e veçantë të jesh mes arsitëve,shkruan Top24
Është një ndjenjë e veçantë të jesh mes artistëve. Aq më tepër kur bëhet fjalë për profesor Izet Zeqirin, akademikun dhe ekonomistin që llogaritjet i ka kthyer në mozaikë dhe gurët e drurin në gjuhë shprehëse të artit.
Në çdo fragment të punimeve të tij sheh jo vetëm mjeshtërinë e dorës, por edhe filozofinë e qëndrueshmërisë dhe kujtesës që guri dhe druri përcjellin.
Kënaqësi e madhe që pata rastin të jem pjesë e ekspozitës së tij personale “Natyra në gurë”, një dëshmi e fortë se arti lidhet ngushtë me jetën dhe trashëgiminë tonë kulturore.
Profesor Izetit i uroj shëndet të mirë dhe shumë ekspozita të tjera frymëzuese!









