LajmeMaqedoni

Bajram Rexhepi me akuza të reja ndaj komunës së Tetovës për programin për menaxhim me tokën ndërtimore

Kryetari i degës së BDI-së në Tetovë, Bajram Rexhepi përmes një postimi sërish ka reaguar ndaj programit të komunës së Tetovës për menaxhimin me tokën ndërtimore në Reçicë të Vogël. Rexhepi thekson se kjo është prona e vetme publike që ka mbetur në këtë lagje.

Në Reçicë të Vogël, Blloku Urban 116 ndahet në 14 parcela për shitje, ku parashihet ndërtimi i shtëpive 4-katëshe.
👉Kjo është prona e vetme publike që ka mbetur në këtë lagje, aty ku banorët prej vitesh kërkojnë çerdhe për fëmijë, hapësirë të gjelbër dhe kënd lojërash.
Ky është dallimi mes Tetovës së tjetërsuesve dhe uzurpatorëve të pronës publike, dhe Tetovës që duam e meritojmë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close