
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, njëherit shef i shtabit politik në Tetovë, Bajram Rexhepi përmes një postimi ka demaskuar tendencën për të minimizuar dhe për të zbehur peshën reale të shqiptarëve në këtë shtet por shqiptarët jo vetëm që rriten në numër, por edhe e lexojnë drejt çdo përpjekje për t’i përjashtuar, shkruan Top24
Kur e vërteta bëhet e pakëndshme, disa përpiqen ta fshehin pas hartave të vjetra dhe statistikave të fabrikuara.
Kjo është një përpjekje e qëllimshme për ta zbehur peshën reale të shqiptarëve në këtë shtet.
Por shqiptarët jo vetëm që rriten në numër, por edhe e lexojnë drejt çdo përpjekje për t’i përjashtuar.
Në fund të ditës, një gjë është e sigurt: numrat nuk gënjejnë, ata gjithmonë e thonë të vërtetën!