LajmeMaqedoniTopLajm

Bajram Rexhepi: Gjatë mandatit tim do të kemi 4600 vende të reja parkimi në 7 lokacione të Tetovës!

Kandidati për kryetar komune në Tetovë, Bajram Rexhepi gjatë ditës së sotme ka prezantuar një nga pikat kyçe në programin e tij që lidhet me parkingjet në Tetovë duke shpalosur kështu një projekt prej shtatë lokacionesh me së paku 4600 vende parkimi në qytetin e Tetovës, shkruan Top24

🅿️ 4600 vende të reja parkimi në 7 lokacione të Tetovës!
Tetova do të ketë rrjetin më modern të parkingjeve me kate, për t’i dhënë fund kaosit dhe mungesës së hapësirave për parkim.
Parkingjet do të ndërtohen në 7 pika strategjike të qytetit:
📍 tek Kazerma
📍 tek Fusha e Sportit
📍 tek Policia
📍 tek Komuna
📍 tek Gjykata
📍 tek Drejtoria e Librave Amë
📍 tek Tregu i Grave
Mbi 4600 vende të reja parkimi, me sistem të digjitalizuar dhe qasje të lehtë për çdo qytetar.

Related Articles

Back to top button
Close
Close