LajmeMaqedoniTopLajm

Bajram Rexhepi flet për të vërtetën e shkollës në Sellcë: Nuk është projekt komunal, por rezultat i BDI-së

“E VËRTETA PËR SHKOLLËN FILLORE “RILINDJA” NË SELLCË”.

Kështu e nis reagimin e tij, Bajram Rexhepi nga BDI teksa flet për shkollën në Sellcë, njofton Top24.mk.

Thotë se nuk është projekt i kësaj qeverisje komunale, por një proces i gjatë e i mundimshëm i BDI-së.

“Shkolla fillore “Rilindja” në Sellcë nuk është projekt i kësaj qeverisjeje komunale. Është rezultat i një procesi të gjatë, të mundimshëm, për të cilin është punuar shumë, duke kaluar sfida të shumta”, shkruan Rexhepi.

Ai këtë e tregon edhe në aspekt kronologjik.

“Në vitin 2016, kur edhe vetë kam qenë këshilltar komunal, jam angazhuar drejtpërdrejt për ta nxjerrë këtë projekt në dritë, pas shumë problemeve që kishte projekti i vjetër në lidhje me ndërtimin e kësaj shkolle.

Në vitin 2018 u sigurua leja e re ndërtimore. U hartua projekti urbanistik për të gjithë fshatin, që të mund të përfshihej edhe objekti i shkollës. Dhe vetëm pasi kjo procedurë përfundoi, në vitin 2023, falë angazhimit të Ministrisë së Arsimit, nën drejtimin e Jeton Shaqirit nga BDI, filluan realisht punët ndërtimore.
Udhëheqësia aktuale në Komunën e Tetovës për 3 vite me rradhë, nga 2021 deri 2023, bëri pengesa dhe obstruksione duke mos e zgjatur qëllimisht afatin e lejes së ndërtimit, pa dhënë asnjë arsyetim objektiv.
E sot, po ata, dalin paturpësisht para kamerave për të bërë “inspektime” dhe për të mashtruar qytetarët.
Nuk është hera e parë që pushteti aktual në Komunën e Tetovës përpiqet të përvetësojë punët e të tjerëve. E kanë bërë me Bulevardin “Blagoja Toska”, me kontenjerët gjysmë-nëntokësorë, me shëtitoren e lumit Shkumbin, dhe madje edhe me projektin për revitalizimin e rrugës së butiqeve në Tetovë. Projektet ata i shohin vetëm si një mundësi për fotografim, e jo si angazhim real për të bërë punë në dobi të qytetarëve.
Për NE në Sellcë, shkolla “Rilindja” nuk është propagandë. Është amanet. Është një ëndërr që po realizohet për fëmijët tanë. Dhe këtë amanet s’mund ta përdorë kushdo për marketing elektoral”, shkruan Rexhepi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close