LajmeRajon

Baca Haxhi ishte njeri i sakrificës e vlerave kombëtare, thotë Limaj

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj ka thënë se ka pranuar me dhimbje të thellë lajmin për ndarjen nga jeta të Haxhi Thaçit, babait të presidentit Hashim Thaçi.

Limaj ka thënë se baca Haxhi ka qenë një njeri me vlera të larta kombëtare e njeri i sakrificës, shkruan Zeri.info.

“Baca Haxhi ishte një njeri i dashur e me vlera të larta kombëtare, njeri i sakrificës, i cili gjithë jetën e tij u ballafaqua me sfida të rënda. Shto këtu edhe betejën e fundit të presidentit Thaçi në Hagë ai pothuajse gjithë jetën e kaloi me mall, por asnjëherë nuk u dorëzua përballë sfidave që i solli jeta.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, bashkëluftëtarët dhe mikun tim Hashim Thaçi.

Prehu në paqe, baca Haxhi!”, shkroi Limaj ndër tjera. /Zëri

Related Articles

Back to top button
Close
Close