
Sot në një akademi solemne është shënuar 27 vjetori i rënies së heroit Mujë Krasniqi- Kapuçi i cili njëzet e shtatë vite më parë heroikisht ra dëshmorë së bashku me dyzet e nji bashkëluftëtarë në luftë me forcat serbe. Në këtë akademi përkujtimore babai i Mujë Krasniqit mes pikëllimit dhe gëzimit përqafoi liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin të cilit iu nda edhe një pllaketë në shenjë mirënjoheje për kontributin e tij në çlirimin e Kosovës, shkruan Top24
Sot, në përvjetorin e rënies së komandantit Mujë Krasniqi – Kapuçi, kujtojmë me nderim e krenari njërin nga bijtë më të devotshëm të lirisë. Muja ishte simbol i guximit, përkushtimit dhe sakrificës sublime për atdheun dhe dinjitetin kombëtar.
Rënia e tij heroike, 27 vjet më parë, së bashku me 41 bashkëluftëtarë, nuk ishte fund, por themel i lirisë sonë. Emri dhe vepra e Mujë Krasniqit do të jetojnë përjetësisht në kujtesën kombëtare, si udhërrëfyes për brezat që vijnë.
Lavdi jetës dhe veprës së Mujë Krasniqit!
Lavdi dëshmorëve të kombit!




