LajmeMaqedoni

Babai i rrahu tre fëmijët, e zbulon mësuesja dhe arrestohet nga Policia!

Një rast aspak i zakonshëm ka ndodhur në një shkollë të Maqedonisë së Veriut. Një nxënës ka shkuar në shkollë, por me lëndime trupore, gjë e cila ka tërhequr vëmendjen e mësueses së tij, e cila rastin e kanë paraqitur në Qendrën për Punë Sociale Manastir. Pasi kanë marrë në pyetje nënën dhe tre fëmijët e saj, kanë mësuar se ata vazhdimisht rrihen dhe maltretohen nga babai.

Qendra për Punë Sociale dhe kuadri profesional i shkollës rastin e kanë denoncuar në polici, dhe më pas babai është privuar nga liria.

“Më 29.10.2024 në ora 16.50, në SPB Manastir përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale Manastir kanë denoncuar se në shkollën fillore në Manastir ka arritur një nxënës me lëndime trupore. Nga ana e përfaqësuesve të Qendrës së Punës Sociale dhe kuadrit profesional të shkollës, është kryer bisedë me nënën dhe tre fëmijët e saj, nxënës i klasës së dytë, katër dhe tetë. Fëmijët kanë potencuar se babai i tyre çdo ditë i rrah dhe i malltreton. Nga ana e policëve më datë 29.10.2024 në ora 20:00 është privuar nga liria Xh.E.(43) nga Manastiri dhe ka ngritur kallëzim penale mbi bazën se ka kryer veprën penale “maltretim të fëmijës së mitur””, thuhet mes tjerash në njoftim.

Related Articles

Back to top button
Close
Close