RajonTopLajm

Babai i dy të vrarëve në Velipojë, tregon si nisi konflikti

Pjetër Gocaj, babai i dy viktimave Edmondit dhe Xhovanit tregoi për gazetarët se shkak i konfliktit në Velipojë ka qenë vonesa për marrjen e një vendimi nga administrata shtetërore për ndarjen e plazhit për vendosjen e shezlonave.

Ai tha se ende në fund të qershorit, administrata shtetërore nuk kishte ardhur të bënte ndarjen e plazhit dhe kjo kishte bërë që djemtë e tij ta ndanin vetë plazhin me familjen Ferracaku. Pikërisht për këtë kishte nisur konflikti.

“I kam vendos në qershor, ku i kam pas vjet. Në qershor filloi ndarja, ia dhanë atij. Kur të vinte shteti të bëjë ndarjen, unë do prisja shtetin. Mirë do ishte të kishin ardh më herët, jo me u vonu. ” tha Pjetër Gocaj, duke shpjeguar “Shteti është duke i ndarë se nuk ka mbaruar procesi. I kam pas unë vjet, sivjet ia dhanë atij. Tashi i kam thënë: Sa të vijë shteti! Se edhe mua më takon të mi japin, diku tjetër, por “sa të vijë shteti” Unë i kam pas afër, këtu i ke marrë ti. Ti gëzosh. Të vijë shteti tani. Ai ka, të vjetshmet është duke i shfrytëzu. U ngutën, erdhën.”

Prej disa javësh ka pasur ankesa për administratën e Ministrisë së Turizmit që nuk ka bërë ende ndarjen e duhur të plazheve për bizneset. Kjo apati duket se u ka lënë rrugë të lirë vetëgjyqësisë në Velipojë që përfundoi me 4 të vdekur dhe dy të plagosur rëndë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close