KurioziteteLajme

Baba Vanga dhe profecia e tmerrshme për Putinin, Rusinë dhe Ukrainën

Me shpërthimin e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, një profeci e vjetër e Baba Vanga, e njohur për shumicën e njerëzve si Nostradamusi i Ballkanit, u bë “virale”. Parashikuesja bullgare, e cila u nda nga jeta në vitin 1996, duket se e ka paralajmëruar disi atë që po ndodh në Evropë.

Sipas disa mediave ruse, në vitin 1979, gjatë një takimi me shkrimtarin Valentin Sidorov, Vanga tha këto fjali: “Gjithçka do të shkrihet si akulli. Vetëm një do të mbetet e paprekur: lavdia e Vladimirit, lavdia e Rusisë. Askush nuk do të jetë në gjendje për ta ndalur Rusinë”.

Parashikuesja bullgare do ta kishte përcaktuar gjithashtu udhëheqësin rus si “zot i botës”. Po cila ishte Baba Vanga? Emri i vërtetë, Vangelia Pandeva Dimitrova, ishte një grua bullgare që humbi shikimin në moshën 12-vjeçare dhe që pretendonte se kishte marrë dhuratën e parashikimit të gjërave nga Zoti në atë moment.

Gruaja vdiq më 1996, pasi bëri parashikime deri në vitin 5079, të cilat zbulohen çdo vit nga pasuesit e saj. Me sa duket, Baba do ta kishte parashikuar sulmin ndaj Kullave Binjake me këto fjalë: “Dy zogj metalikë do të përplasen me vëllezërit amerikanë, ujqërit do të ulërijnë nga shkurret dhe gjaku i të pafajshmëve do të rrjedhë”.

Ja profecitë e Baba Vangës për vitin 2022:

1. Një virus i ri vdekjeprurës do të shfaqet në Siberi, i cili ka mbetur i ngrirë deri më sot. “Qeniet njerëzore do të duhet të përballen me një sëmundje të re”, – do të kishte siguruar Baba.

Related Articles

Back to top button
Close
Close