LajmeMaqedoniTopLajm

Azizi kritikon Taravarin: ASH-ja po e mbron BDI-në nga përçarja

Adnan Azizi

E vërteta e mos koalicionimit të bllokut opozitar me vite për t’a rrëzuar BDI-në nga pushteti, po zbardhet dita ditës!
Vendimi eventual i lidershipit të ASH-së për tu bë pjesë e Qeverisë është:

Jo për ta shpëtuar qeverinë po për ta shpëtuar BDI-në!

Me mos futjen e Aleancës në qeveri, Grupi i Zjarrit eksponentët që i ka pas veti kanë përkrahje më të madhe në elektoratin e BDI-së, ka gjasa reale që ta merrnin BDI-në në udhëheqje, të hiqet Artan Grubi pastaj edhe Aliu dhe BDI-në ta drejtoj grupi i Izet Mexhitit ose BDI të ndahet në dyshë!

Dhe çfarë hapi po merr ASH, në momentet kur BDI po copëtohet; Ajo futet në qeverinë e BDI-së për t’a mbajtur BDI-në ende me infuzion politik dhe për ta rimëkëmbur jetëgjatësinë e saj!

Kjo qeveri nuk e ka jetëgjatësinë e gjatë, por edhe nëse vazhdon përsëri edhe pas një viti mbahen zgjedhjet e rregullta, edhe kjo nuk i shërben asgjë fare Aleancës për Shqiptarët përveç se kompromitohet si subjekt vazal i BDI-së!

MOS E FYENI INTELEGJENCËN E SHQIPTARËVE ME KËTË ZHGËNJIM QË PO UA BËNI, ME VITE! Ata presin rotacion politik duke u bashkuar me opozitën, jo duke u bashkuar me BDI-në!

Related Articles

Back to top button
Close
Close