LajmeMaqedoniTopLajm

Aziri: Ne jemi në anën e bardhë të historisë, ndërsa ju të BDI-së jeni në anën e errët të saj

Ministri Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu më në fund mori fjalën rreth iniciativës për shkarkimin e tij, duke thënë se ai nuk do të raportojë për punën e tij, por do të jap disa të dhëna se si është të jesh ministër në këtë Qeveri.
Edhe ministri Aliu gurin e gjuajti në drejtim të Artan Grubit, duke thënë se çdo emërim e shkarkim shkon përmes tij.
Ministri Aliu bëri një ndërlidhje me facebookun që është lansuar në vitin 2004 duke thënë se ka bërë revolucion mediatik, në mbarë botën dhe  me facebookun e 2024, me statusin e Taravarit dhe pasojat e këtij statusi.

Ai shtoi duke thënë se sot jemi mbledhur për të shkarkuar dy ministra të cilët kanë mbështetur kryetarin e tyre.
Ministri Aliu krijoi një skenar rreth digjitalizimit të qeverisë. “Duke bërë personazh kryesor Artan Grubin i cili i thotë kryeministrit teknik se kemi softwer digjital duke selektuar emailit në spam dhe jo spam dhe se ju ka ardhur një email nga ASH-ja që kërkojnë shkarkimin e dy ministrave.
Pastaj Grubi mer makinën e një fqinji dhe shkon në Tetovë  dhe ju thot bdi-ve të Aleancës që mjafton të keni account të partisë dhe kështu mund t’i mundim”.
Deri dje është thënë se BDI është thënë, por sot është vërtetuar se BDI vendos se kush bëhet ministër në parti tjetër.

Related Articles

Back to top button
Close
Close