
Debat i ashpër u zhvillua sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në lidhje me propozimin e Ligjit për ndryshim dhe plotësim të ligjit për regjistrimin e popullsisë. Në një replikë mes Elmi Azirit nga Koalicioni ASH-AAA dhe Arbër Ademit të BDI-së, pati një moment interesnat. Ademi akuzonte Azirin se nuk i paskan respektuar këshillat e ndërkombëtarëve, të cilët ua kishin bërë me dije që të jenë opozitë kontruktive. Ndërsa Elmi Aziri, pretendimet e Arbër Ademit i quajti si të pavërteta dhe shpifje. Megjithatë sipas Azirit, më mirë do të ishte që kritikat apo “tërheqja veshit” të vijë nga miqtë ndërkombëtaë, në këtë rast SHBA-ja, sesa veshin t’ua tërheqin liderët e partive maqedonase, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski. Me këtë Aziri aludonte në takimin e fundit mes Zaevit dhe Mckoskit, ku pa pjesmarrjen e partive shqiptare, u vendos që të shtyhet regjistrimi.
“Edhe pse nuk është e vërtetë deklarata juaj për takimin që e kanë pasur krerët tonë në Ambasadën e Amerikës, publikisht e pranoj se, miqtë tanë ndërkombëtar kanë të drejtë mua të ma heqin veshin, por VMRO-ja dhe LSDM-ja kurrë jo”, iu drejtua deputeti opozitar Elmi Aziri..
Debati i sotëm për shtyrjen e procesit të regjistrimit u zhvillua kryesisht mes deputetëve të Opozitës Shqiptare dhe atyre të BDI-s[ dhe Lëvizjes Besa. Shtyrja kaloi me votimin e deputetëve të shumicës parlamentare dhe opozitës maqedonase. Vetëm deputetët e aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës votuan kundër shtyrjes së regjistrimit..



