
Halil Snopçe ka parashtruar pyetje për ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, po ky i fundit u vonua në seancë, njofton Top24.mk
Megjithatë, Snopçe e shfrytëzoi të drejtën e tij, edhe pse pyetjet i mbetën pa përgjigje.
Snopçe në pyetjen e tij pyeti Aliun se pse nuk po i përmend fare, apo nuk i vazhdon projektet e rëndësishme të cilat i ka filluar ish ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.
E pyeti për listën pozitive të barnave, për tragjedinë në Koçan, për projektin për sterilitet.



