LajmeRajon

Avokatët ish-krerëve të UÇK-së kërkojnë nga Specialja të marrin dosjet paraprake dhe të fillojnë mbrojtjen

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimit, kanë kërkuar nga Prokuroria Speciale që të marrin dosjet paraprake dhe të fillojnë përgatitjet për mbrojtje.

Ben Emmerson, avokati i Kadri Veselit, në seancën që është duke u mbajtur sot tha se kjo po bëhet e qëllimshme nga Prokuroria.

“Është shumë e rëndësishme që mbrojtja të bëjë përgatitjet e duhura. Ju ftojmë të caktoni një datë të hershme kur duhet të dorëzohet dosja dhe të fillojmë përgatitjet. Nuk ka arsye që prokuroria të refuzojë të jap dosjet. Prokuroria po e bënë këtë që të vonohet dhënien e dosjes paraprake, dhe të na jep neve sa më pak kohë para fillimit të gjykimit”, ka thënë Emmerson.

Mirëpo, gjykatësi i Speciales, deklaroi se nuk mund të japin dosjet pasi që hetimet janë ende duke vazhduar.

Seanca ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit ka filluar rreth orës 11:45. 

Related Articles

Back to top button
Close
Close