LajmeRajon

Atifete Jahjaga në mesin e personaliteteve më me ndikim në botën islame

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është renditur sërish në mesin e 500 personaliteteve më me ndikim në botën islame nga Qendra Mbretërore për Studime Islame dhe Strategjike (The Royal Islamic Strategic Studies Centre) me seli në Jordani.

Në edicionin e vitit 2021, Jahjaga zë vend në mesin e personaliteteve më me ndikim nga fusha e politikës.

“Jahjaga ishte presidentja e parë dhe më e re e Kosovës nga viti 2011 deri në vitin 2016. Pasi diplomoi në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës në vitin 2000, ajo vazhdoi studimet në Mbretërinë e Bashkuar dhe SH.B.A. Ajo më pas shërbeu në poste të ndryshme qeveritare duke përfshirë gradën e Gjenerale Majore për Policinë e Kosovës”, shkruhet për Jahjagën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close