LajmeSport

Asist dhe gol i anuluar, Rey Manaj lë shenjë edhe në humbjen e thellë të Sivassporit

Rey Manaj arrin të lërë shenjë edhe kur skuadra e tij, Sivasspor, mposhtet thellë. Në javën e 35-të të Superligës së Turqisë, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare dha asistin për golin e vetëm të skuadrës së tij në humbjen tenistike 6-1 përballë Galatasaray-t në transfertë, si dhe iu anulua një gol në minutën e 70-të, kur vendësit po udhëhiqnin 4-1.

Galatasaray shënoi dy herë gjatë pjesës së parë me Ziyech dhe Mertens, por miqtë u kundërpërgjigjën me Osmanpasa në të 54-tën, i cili shtyu drejt rrjetës topin e devijuar me kokë nga Manaj.

Lojtës Videosh

00:00
00:00

Pas golave të realizuar nga Icardi dhe Ziyech (i dyti personal për marokenin) vjen finalizimi i Manajt, por që fatkeqësisht anulohet për pozicion jashtë loje milimetrik.

Lojtës Videosh

00:00
00:00

Në minutat e mbetura vendësit realizuan edhe dy gola të tjerë me Mertens dhe Icardin. Pra, tre golëshenuesit e Galatasaray-t realizuan dygolësha.

Rey Manaj mbetet golashënuesi i tretë më i mirë në Superligën e Turqisë (pas Icardit dhe Dzekos) me 18 gola dhe 2 asiste.

Related Articles

Back to top button
Close
Close