LajmeMaqedoniTopLajm

ASH: Zoran Zaev mundohet ta fshehë tragjedinë në Tetovë

Aleanca për Shqiptarët reagoi ashpër ndaj deklaratave të Zaevit. Sipas kësaj partie Zaev në vend se të përgjigjet për rastin tragjik, po përpiqet ta fshehë atë. Opozita shqiptare tha se nuk do të ndalojë se kërkuari përgjegjësi për tragjedinë në Tetovë derisa drejtësia të vihet në vend.Sot pamë një shfaqje makabre nga Kryeministri Zaev. Në vend se të përgjigjet për djegien e 14 njerëzve, në vend se të japë përgjigje për rastin tragjik, ai në mënyrën më të gërditshme të mundur tenton të fshehë rastin, siç ka bërë me pa numër raste më parë. Sikur mos mjaftonte kjo paraqitje e mjerë e Zaevit, që shfaqja të bëhet edhe më makabre u kujdesën shpurra e tij e servilëve. Kësaj deklarate skandaloze ato ju përgjigjën me duartrokitje… ju sigurojmë se qytetarët nuk janë dele me kujtesë të shkurtë. Jeni mësuar që çdo skandal ta manipuloni siç dini vetë, por ta keni të qartë se ne nuk do të rreshtim së kërkuari përgjegjësi, derisa drejtësia të vihet në vend”, deklaroi Vjollcë Berisha, ASH

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close