
Sekretarrja e përgjithshme e Aleancës për Shqiptarët, krahu i Selës, Ilire Dauti sonte ka qëndruar në fshatin Kallnik të komunës së Bogovinës ku kanë konstituar nëndegën e kësaj partieku kryetar i kësaj nëndege është zgjedhur Nriçim Esati, shkruan Top24
Me energjinë e rinisë, me vizionin e qartë për të ardhmen, me idealet që ruajmë nga ditët e para, në vazhdën e strukturimit të Aleancës për Shqiptarët, sonte themeluam nëndegën #Kallnik të Komunës së Bogovinës. Me mbështetje unanime, Kryetar i nëndegës u zgjodh Ndriçim Esati, një i ri plot elan, vullnet e vendosmëri, për të qenë në ballë të kauzës sonë Kombëtare. Punimet e kuvendit i ndoqi edhe Kryetarja e Komisionit për Organizimin e Kongresit, Ilire Dauti, kryetari i degës Bogovinë, Safet Miftari dhe kordinatori i degës, Besir Miftari.
S’ka ndjenjë më të bukur se kur brezi i së ardhmes e sheh shpresën tek shtëpia jonë e madhe dhe e pastër. Aleanca për Shqiptarët në çdo vendbanim po dëshmon se është parti e madhe!
Na priftë e mbara!



