
Aleanca për Shqiptarët krahu i Ziadin Selës ka në mbledhjen e sontme ka zgjedhur Halit Matoshin për të drejtuar shtabin e kësaj partie në Tetovë në kuadër të zgjedhjeve lokale që do të mbahen në Tetor.
Halid Matoshi do të drejtojë Shtabin Komunal të Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, drejt fitores madhështore të Tetorit!
Në prezencë të Kryetarit, Ziadin Sela dhe drejtuesve të tjerë të Kryesisë, dega e ASH në Tetovë hapi Shtabin Komunal me çka edhe zyrtarisht fillojnë aktvitetet përgaditore për fushatën e zgjedhjeve Lokale të 19 Tetorit.
Aleanca për Shqiptarët si në të gjitha vendbanimet e tjera ashtu edhe në Tetovë, për çdo ditë po merr mbështetje gjithnjë e më të madhe dhe #Bashkë me koalicionin Aleanca Kombëtare për Integrim do të triumfojmë në betejën vendimtare për të rikthyer dinjitetin e shqiptarëve në përgjithësi dhe qytetarëve të çdo komune në veçanti.



