LajmeMaqedoniTopLajm

ASH: Regjimi LSDM-BDI liroi kumbarin e krimit dhe korrupsionit, Sasho Mijallkov

Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkovi, sonte doli nga burgu “Shkup” në Shuto Orizare, pasi Gjykata e Apelit Shkup, siç u bë e ditur vonë pasdite, e pranoi ankesën e të akuzuarit për caktimin e masës së paraburgimit për lëndën “Parcelat në Vodno” e për këtë ka reaguar Aleanca për Shqiptarët e cila thotë se Gjykatat e kontrolluara nga regjimi LSDM-BDI arritën ta lirojnë kumbarin e krimit dhe korrupsionit, Sasho Mijallkov.

Gjykatat e kontrolluara nga regjimi LSDM-BDI arritën të triumfojnë kundër drejtësisë dhe qytetarëve. Sasho Mijallkov, partneri kryesor i këtij regjimi, me vendim të Gjykatës së Apelit, përfundimisht lëshohet në liri.
Kjo ditë do të mbahet mend si dita më e zezë e drejtësisë në vend. Sot krimi, korrupsioni dhe regjimi u bënë bashkë për të shpëtuar kumbarin e tyre nga drejtësia, përderisa qindra qytetarë padrejtësisht mbahen në burgje. Sot ministri dhe zëvendësministri i padrejtësisë, Bojan Mariçiq dhe Agim Nuhiu duhet urgjentisht të largohen nga postet e tyre dhe ti bashkangjiten shefit të tyre të dështuar, Zoran Zaev.
Sigurojmë bashkëpunëtorët e krimit dhe drejtuesit e këtij regjimi që shumë shpejtë do të vijë dita dhe do të japin llogari për çdo krim dhe padrejtësi ndaj vendit dhe qytetarëve-thuhet në reagimin e ASH-së.

Ndryshe, paraprakisht avokatët e Mijallkovit dorëzuan garanci në vlerë prej 11.106.501 euro se ai nuk do të arratiset, për paraburgimin që paraprakisht e kishte në rastin “Thesari”, dhe fillimisht ishte dënuar me tetë vite burg. Gjykata e Apelit e pranoi garancinë dhe e hoqi paraburgimin të mërkurën e kaluar, por Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të njëjtën ditë kërkoi paraburgim për rastin “Parcelat në Vodno” ku ai është një nga të akuzuarit/in7.tv/

Related Articles

Back to top button
Close
Close