LajmeMaqedoniTopLajm

ASH nën ethet e garës, sot dhe nesër zgjidhen kryetarët e degëve

Ditën e sotme dhe nesër Aleanca për Shqiptarët do të zgjedhë kryetarët e degëve në mbarë vendin.

Në dy ditët e fundjavës, do të mbahen kuvendet e degëve në të cilat kuvendarët do të votojnë për kandidatët të cilët janë përzgjedhur nga konkursi i fundit i shpallur në shtypin ditor dhe në faqen zyrtare të partisë.

Gjatë javës së kaluar përfundoi intervistimi i të gjithë kandidatëve të paraqitur në konkurs.

Në konkursin e shpallur nga kryesia e partisë, kandidatët kanë dorëzuar edhe programin për udhëheqjen e degës gjatë katër viteve të ardhëshme. Komisioni pas intervistimit dhe shqyrtimit të programit, përzgjedh njërin nga kandidatët të cilin ia përcjellë kuvendit të degës të cilët me votë shprehen për të njëjtin

Related Articles

Back to top button
Close
Close