LajmeMaqedoniTopLajm

ASH mbledh Kryesinë në Tetovë! Në mbledhjen maraton theksi te zgjedhjet lokale

Partia Aleanca për Shqiptarët ka filluar përgatitjet për zgjedhjet lokale që mbahen në vjeshtë të këtij viti. Partia e Arben Taravarit ka mbledhur sonte Kryesinë në Tetovë ku mbledhja ka zgjatur rreth 6 orë, shkruan Top24

Pjesë e diskutimeve ka qenë organizimi për zgjedhjet lokale që do të zhvillohen në tetor. Fillimisht është diskutuar procesi i zgjedhjes së kandidatëve për komunat ku do të garohet. Nga burime tona brenda ASH-së, mësojmë se ka pasur zëra të ndryshëm që të dilet me lista të veçanta, të përbashkëta në koalicion me VLEN, por edhe me kandidatë të veçantë.

Kujtojmë se kryetari i ASH-së, Arben Taravari ka deklaruar kohë më parë se tashmë kryetari i Gostvarit, Valbon Limani do të jetë kandidat i këtij qyteti duke u bazuar edhe në sondazhet që e kanë nxjerrë vazhdimisht Limanin në epërsi.

Në mbledhjen maraton prej 6 orësh të ASH-së, një pikë tjetër e rëndësishme ka qenë caktimi dhe tashmë zgjedhjet e Forumit të Gruas në shumë komuna, si dhe ndryshimet të drejtuesve të Forumeve Rinore, të cilët nga kjo parti i cilësojnë si motorët kryesorë të fitoreve të tyre.

Së fundmi, pjesë e mbledhjes mësohet se ka qenë edhe nisma për punë dhe kontakte në terren me simpatizantë dhe anëtarësinë për të marrë edhe mendimin e tyre për përpilimin e listave për këshilltarë komunal dhe kandidatët më të mirë për kryetar komune të cilët duhet të jenë njerëz që dalin dhe i propozon populli.

Related Articles

Back to top button
Close
Close