LajmeMaqedoniTopLajm

ASH-ja institucionet të respektojnë konventat dhe ligjet me të burgosurit e rastit të Kumanovës

Aleanca për Shqiptarët sot ka organizuar sot një press konferencë para Burgut të Shutkës ku po mbahen të burgosurit e rastit të Kumanovës, të cilët tani më kanë hyrë në grevë urie përcjellë Top24.

Nga ASH thonë se arsye e grevës së të burgosurve të rastit të Kumanovës janë në grevë për shkak se ju mohohet e drejta e vizitës së familjarëve sidhe fundjava e lirë edhe pse tani më 5 nga të burgosurit kanë plotësuar të gjitha kushtet për vizita të familjarëve dhe fundjava të lira por kjo e drejtë ju mohohet nga drejtori i burgut edhe pse ka marë mendim pozitiv nga komisioni përkatës, tha Arben Zeqiri nga ASH-ja.

Zeqiri tha se bëhet fjalë për Musadik Pajazitin i cili tani 19 muaj i takon e drejta për fundjavë të lirë, po ashtu edhe Arsim Bajrami tani e 18 muaj i takon kjo e drejtë, Elham Arifi tani e 12 muaj, Irfan Lutfiut tani e 9 muaj sidhe Sadudin Abdullahi tani e 5 muaj plotëson të gjitha kushtet për fundjavë të ilirë.

Nga ASH apelojnë drejtorinë e burgut, ministrinë e drejtësisë, drejtorisë për zbatimin e sanksioneve  që të respektojnë ligjin dhe të konventat ndërkombëtare sipas të cilave të gjithë qytetarët janë të barabartë. Me trajtimin joadekuat që ju bëhet të burgosurve Maqedonia jo vetëm që ka konfirmuar që është një regjim hibrid por tani më shkon drejt sisteme si ajo e Koresë së Veriut, tha Arben Zeqiri përcjellë Top24.

Related Articles

Back to top button
Close
Close