LajmeMaqedoniTopLajm

ASH i përgjigjet Alternativës: Mos u nervozoni, opozita është fisnike

Së fundmi ne opinion kanë qarkulluar shumë zëra për kyçjen eventuale të Aleancës për Shqiptarët në qeveri, me çka koalicioni qeveritar do zgjerohej edhe me 8 deputetë, por më të zëshëm kundër inkuadrimit të ASH në qeveri ka qenë partia Alternativa e udhëhequr nga Afrim Gashi, ku sot dolën edhe me një deklaratë për media:

“Për fat të keq, tash kur qeveria është stabile dhe “zjarr” ndizet vetëm në kampin e BDI-së, z. Taravari del si shpëtimtar i tyre, duke i ofruar deputetët e tij për ta plotësuar mungesën e deputetëve “të zjarrtë” të BDI-së. Qytetari sigurisht e kupton dhe e vëren dallimin se për çfarë arsye hyri AlternAtivA në qeveri dhe për çfarë arsye po ndodhë kjo vardisje e ASH-së drejt Qeverisë”, thuhej në deklaratën e Alternativa, transmetom InfoShqip.

Por pas kësaj deklarate nga Alternativa, Aleanca për Shqiptarët i është përgjigjur:

“Ne si Aleancë për Shqiptarët, nuk po arrijmë të kuptojmë nervozizmin e shfaqur kundër nesh. Ne kemi çmuar bashkëpunimin në koalicionin “Tash është koha” si korrekt dhe frytdhënës deri në momentin që ka përfunduar e njëjta. Subjekti në fjalë, nuk kanë pse të kërkojnë kundërshtarin dhe armikun e tyre tek ne. Ne, si dhe çdo qytetar i këtij vendi i gëzohemi çdo suksesi eventual që do të shfaqte Qeveria dhe çdo institucion që drejtohet edhe nga AAA dhe jo vetëm. Opozita është punë e fisnikshme dhe këtë gjë duhet ta kuptojë çdo subjekt politik. Drejtimi euro-perëndimor i Maqedonisë së Veriut ndër vite është dëshmuar dhe është garantuar nga subjekte të caktuara opozitare, më shumë se sa nga vet Qeveria dhe ASH është dëshmia e gjallë për këtë fakt”, thuhet në deklaratën e Aleancës për Shqiptarët

Related Articles

Back to top button
Close
Close