LajmeMaqedoniTopLajm

ASH dhe Instituti Arben Xhaferi, debat për grevën dhe kushtet në arsim (Video)

Qendra Analitike e Aleancës për Shqiptarët dhe Instituti për Politika Publike “Arben Xhaferi” organizoi panel diskutim me temë “Greva në Arsim: domosdoshmëria e rivlerësimit të mësimdhënies dhe investimit në kapitalin tonë njerëzor”.

Nevoja për reforma në arsim është ngritur edhe gjatë debatit rreth situatës së arsimit që sot u organizua në Shkup.

Përpos rritjes së pagave në arsim, shteti duhet t’i qaset më me seriozitet edhe rritjes së cilësisë së arsimit në vend. Ky ishte konkludimi i pjesëmarrësve në debatin publik në lidhje me grevën e mësimdhënësve që po zhvillohet, të organizuar nga Instituti për Politika Publike “Arben Xhaferi” dhe Qendra Analitike e ASH-së.

Ekonomisti, Abil Baush theksoi nevojën për reforma në arsim edhe nëse ata nuk do të jenë të lehta për të gjithë.

“Plane dhe programe mësimore nuk kemi të sakta, kemi punuar në shumë programe mësimore, shumë kualitative por ato janë humbur, do të thotë ne nuk i kemi më ato programe mësimore dhe kjo është shumë e rëndësishme të dihet. Do të thotë nëse fillohet reforma në arsim ndërpritet diku në një cep, nuk i pëlqen dikujt. Reformat janë të rënda, janë të hidhura por, njëfarë revolucion në vete të cilat duhet të bëhen në arsim”, theksoi Abil Baush.

Arsimtari Mamer Kovaçi, tha se punonjësit në arsim janë të detyruar të mbajnë grevë, ndërsa shtoi se fatkeqësisht në arsim pagat nuk janë problemi i vetëm që kanë mësimdhënësit.

“Ne jemi arsimtarë dhe vendi ynë është te bankat shkollore me nxënësit, mirëpo ne kemi qenë të detyruar, nga mospasja e sensit të udhëheqjes që të merret me problemet e akumuluara në arsim. Pagat janë vetëm maja e Ajsbergut, problemet janë shumë të mëdha në arsim”, theksoi Mamer Kovaçi.

Blendi Hodai, nga Forumi për Ndryshime në Arsim, theksoi se kërkesat e tyre janë legjitime dhe të njëjtat i përkrahin, por sipas tij në arsim duhet të ngritët edhe cilësia.

“Në arsim nuk është vetëm çështja e pagës, ne kemi një ndër sistemet arsimore me cilësinë më të dobët në rajon, kështu që, unë e kam thënë edhe më herët gjatë aktiviteteve tjera që kemi patur para disa viteve, që profesorët së pari duhet të përmirësojnë arsimin për cilësinë më të mirë dhe pastaj të bisedojnë për paga më ta larta”, theksoi Blendi Hodai.

Deputetja dhe koordinatorja e grupit parlamntar të ASH-së, Ilire Dauti tha se, mësimdhënësit këto ditë kalojnë ditë të vështira për faktin se, vështirësive financiare të cilat i çuan ata për të hyrë në këtë grevë ju shtuan edhe elemente tjera të natyrës emocionale për faktin se as një mësimdhënës, asnjë pedagog nuk do të donte t’i shihte nxënësit e vet teksa i humbin orët e mësimit.

“Është mirë ta kemi parasysh faktin se, çdo mësimdhënës nga roli i mësimdhënësit kur del nga vendi i punës veç më merr rolin e kryefamiljarit, prindit, gjyshit/gjyshes dhe kështu me radhë dhe paga e cila i jepet si rezultat e punës që bën në rolin e tij si mësimdhënës, do t’ia bëjë pastaj të mundur ose të pamundur që ta kryejë me sukses ose pa sukses rolin e tij që e ka si kryefamiljar, prind, gjysh e kështu me radhë”, theksoi Dauti.

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari tha se Aleanca për Shqiptarët e mbështet grevën e mësimdhënësve dhe vlerëson se ata duhet të kenë paga më të larta dhe dinjitoze.

“Në Maqedoni një kamerier i rëndomtë apo një punëtor në një furrë bukë merr rogë më të madhe se sa një arsimtar apo profesorë në shkollën e mesme, në shkollën fillor, por edhe në fakultete. Unë shpesh e përmendi, fakultetin e Shkencës Matematikor Natyror, profesorët marrin 500-600 euro rrogë, që është nën çdo nivel, dhe kërkojmë prej atyre shkencë dhe kërkojmë që Universitet tona të rangohen sipas Shangait dhe vendeve dinjitoze”, theksoi Taravari.

Ndryshe, gjatë këtij debati të organizuar nga Instituti Arben Xhaferi dhe Qendra Analite e Aleancës për Shqiptarët morën pjesë edhe deputetë dhe ekonomistë, të cilët shprehën mendimet e tyre rreth grevës në arsim. Edhe ata patën vërejtje të shumta rreth nivelit të arsimit në vend.

Related Articles

Back to top button
Close
Close