LajmeMaqedoniTopLajm

ASH: Buxheti i projektuar nuk sjell perspektivë reale ekonomike ashtu siç presin qytetarët

ASH: Buxheti i projektuar nuk sjell perspektivë reale ekonomike ashtu siç presin qytetarët

Në shtetet e zhvilluara më tepër rrymë elektrike harxhohet për industri se sa për amvisëri. Tek ne është e kundërta. Parashtrohet pyetja pse? Sepse nuk kemi industri. Kjo gjë na çon që më tepër të importojmë. Nëse nevojat e shtetit mbulohen me importe atëherë harxhohen paratë publike, paratë e shoqërisë. Kur harxhohen paratë humbet perspektiva. Njerëzit detyrohen të largohen jashtë shtetit. Largohet edhe rinia, largohet truri i shtetit. Pra, perspektivën e kërkojnë jashtë shtetit sepse ndjehen të demotivuar. Kur truri i shtetit e lëshon shtetin, dobësohet kapitali njerëzor dhe jo rastësisht jemi të fundit në Evropë me indeksin e kapitalit njerëzor. Pra, i riu e humbën perspektivën në shtetin tonë. Kur një i ri zgjohet prej në mëngjes me atë ndjenjën se shteti dita ditës do të grabisë diçka nga të mirat publike, nga perspektiva e tij, atëherë i riu e humb shpresën, si pasojë shpresën e kërkоn jashtë shtetit të vet duke besuar se do ta gjen atje. Prandaj është ky migrim masiv që është sëmundja më e madhe e shtetit tonë. Fatkeqësisht shteti nuk angazhohet mjaftueshëm për të zvogëluar migrimin dhe për të rritur perspektivën dhe optimizmin e të rinjve.

Zotimi për integrimin evropian që promovohet nga politik bërësit qeveritarë, u shitet qytetarëve vetëm si mundësi për qarkullim të lirshëm në Evropë pa viza ose për të gjetur punë në shtetet e bashkimit evropian. Në fakt integrimi evropian është shumë më tepër se këto përralla që i lansojnë qeveritarët të cilët mbase nuk e kanë idenë se çka do të thotë integrimi evropian. Kur jemi te integrimi evropian, pasi që me aq pompozitet paralajmërohen projektet e gjelbra, në fakt hapja e kapitujve për anëtarësimin në Bashkimin Evropian e ngërthen në vete pikërisht edhe këto burime të ripërtritshme për të cilët u refuzuan amendamentet dhe e ngërthen në vete një qasje serioze për ruajtjen e ambientit jetësor për të cilën poashtu u refuzuan amendamentet që dëshmon se qeveritarët angazhohen vetëm deklarativisht.

Nëse vetëm deklarativisht angazhohemi, parashtrohet pyetja si do ti thithim ato grante të majme që parashihen nga BE-ja për Ballkanin perëndimor. Nëse nuk shprehim gatishmëri dhe vullnet se seriozisht angazhohemi për ti implementuar këto proekte, si do ti thithim ato grante dhe ato kredi. Për ti marrë ato grante dhe ato kredi, përveç se duhet pasur projekte që fatkeqësisht në shtetin tone mungojnë, ne duhet të shprehim edhe gatishmëri konkrete dhe jo vetëm fjalë boshe.

Pra, buxheti është i projektuar në mënyrë të tillë që ndoshta në një afat të shkurtër sjell disa pika politike apo thënë troç, sjell disa vota plus për pushtetin, por fatkeqësisht nuk sjell perspektivë reale ekonomike ashtu siç që presin qytetarët.

Halil Snopçe- Aleanca për Shqiptarët

Related Articles

Back to top button
Close
Close