LajmeMaqedoniTopLajm

ASH akuza BDI-së: U reshtuat me VMRO-në dhe LSDM-në kundër gjuhës shqipe në armatë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe ka kërkuar që ë të tërhiqet propozim ligji për ndryshimet në ligjin për shërbim në Armatë, me arsyetimin që në këto ndryshime nuk është përfshirë edhe neni 5 që thotë se gjuha zyrtare është gjuha maqedone dhe shkrimi i saj qirilik, shkruan Top24.
Deputeti Snopçe kërkoi që Ministria e mbrojtjes është e obliguar të zbaton ligjet dhe kushtetunën që garanton përdorimin edhe të gjuhës shqipe, respektivisht, gjuhën që e flasin 20% të popullatës dhe që është e ndryshme nga maqedonishtja.
“Fatkeqësisht, BDI-ja u reshtua përsëri me LSDM-në dhe me VMRO-në së bashku në qëndrimin që të mos pranohet vendosja e gjuhës shqipe që është obligim kushtetues, obligim ligjor, obligim sipas vendimeve të vet qeverisë me numër 120, 122 dhe 123 të vitit 2019 dhe vërejtjeve të inspektoratit për zbatimin e përdorimit të ligjeve të datës 03.03.2022.” tha deputeti Snopçe.
Ai më tej shton se qeveria nuk i zbaton as vendimet e saj në lidhje me përdorimin e gjuhëve.
Zv. Ministri për mbrojtje e ka sponzorizu faqen e vet ku reklamon sjelljen e këtij ligji, e nga ana tjetër nuk e mer në konsideratë gjuhën shqipe. Parashtrohet pyetja në shërbim të kujt është ky zv. Ministër?

http://

Related Articles

Back to top button
Close
Close