LajmeMaqedoniTopLajm

ASH-AAA: Të ndalet plaçkitja e qytetarëve në rrugën Tetovë-Gostivar, rruga nuk i plotëson kushtet për pagesë

Reagim ASH-AAA

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të nderuar qytetarë,

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kërkon nga Qeveria që urgjentisht të lirojë qytetarët nga pagesa rrugore në të ashtuquajturën autostradë, Tetovë-Gostivar. Kjo rrugë nuk përmbush standardet bazë të një autostrade, nuk ka rrugë alternative, nuk ka numër të mjaftueshëm të korsive, e mos të flasim për sigurinë, pasi këtë e dëshmojnë numri i lartë i aksidenteve si pasojë e cilësisë së dobët të rrugës dhe kafshëve që vazhdimisht hyjnë në rrugë.

Për këto arsye nuk ka asnjë bazë që shfrytëzimi i kësaj rruge të paguhet. Prandaj ne kërkojmë që taksa rrugore të hiqet deri në ndërtimin e një autostrade e cila veçmë është domosdoshmëri. Nëse brenda javës, Qeveria nuk sjell vendim, atëherë grupi ynë parlamentar do të propozojë në Kuvend ligj për shfuqizimin e taksës.

Nëse pushteti aktual tenton të injorojë këtë kërkesë që vjen nga qytetarët, atëherë ju bëjmë me dije se në çdo rrugë të vendit do të përballeni me ta.

Njëkohësisht i ftojmë qytetarët që ta ngrisin zërin, të mbështesin këtë kërkesë të tyre të cilën ne vetëm se po e formalizojmë përmes institucioneve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close