LajmeMaqedoniTopLajm

ASH-AAA reagon ndaj Bujar Osmanit, ia sqarojnë fjalën “parler”

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani për bllokimin e Kuvendit.

Në ragim, ASH-AAA-ja ia kanë sqaruar Osmanit etimologjinë e fjalës “parler” ku e ndërlidhin me Kuvendi, ku sipas tyre është “vendi ku flitet”, e ndërsa Qeveria e ku bën pjesë Osmani, mundohet t’ia mbyll gojën opozitës.

“E përkujtojmë Bujar Osmanin se Kuvendi në çdo shtet demokratik është i  autorizuar ta shpreh vullnetin e popullit, si dhe sjelljen e ligjeve më të mira për t`i përfaqësuar interesat e qytetarëve.  E rikujtojmë edhe për etimologjinë e fjalës prej foljes “parler” që do të thotë “vendi ku flitet”, ndërsa Qeveria Juaj mundohet në vazhdimësi ti mbyll gojën opozitës shqiptare dhe ta hesht atë për çështjet sublime dhe humane, siç është ajo e shtetësisë, të cilën Ju si subjekt politik asnjëherë se keni ngritur për 20 vite”, thuhet në reagimin e ASH-AAA-së, transmeton TV21.

ASH-AAA-ja hedhin poshtë edhe pretendimin e Osmanit, se gjoja opozita po bën lojëra politike.

“Lojërat politike i bën Qeveria Juaj, e cila mundohet në çdo mënyrë të trafikoj deputet të opozitës, sepse nuk është në gjendje të ekzistojë më këtë shumicë parlamentare. Ne kemi dëshmuar konstruktivitetin tonë kur është fjala për ligjet për të mirën e përgjithshme të qytetarëve, por atëherë kur ju tregoheni arrogantë ndaj kërkesave tona legjitime dhe te natyrshme, atëherë e kemi patjetër tu demaskojmë nga fuqia juaj politike, e cila e përbëhet nga  një shumicë parlamentare që nuk ri dot në këmbët e veta”, thuhet më tej në reagim.

Ndërkaq, Osmani gjatë ditës deklaroi se Kuvendi nuk duhet të bllokohet nga opozita, pasi ai është vendi ku kanalizohet zëri dhe interesi i qytetarëve dhe kërkoi që opozita të mos bëjë lojëra politike./TV21

Related Articles

Back to top button
Close
Close