LajmeMaqedoniTopLajm

ASh-AAA-ja i merr votat e VMRO-së në Çair dhe Tetovë, ia japin në Butel dhe Gazi Babë – detaje nga marrëveshja!

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka bërë të ditura komunat ku pritet mbështetja e ndërsjellë me koalicionin opozitar, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

“Aty ku VMRO-DPMNE do të kandidojë kryetarë komunash, do të kumtohet ajo. Presim mbështetje nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në komunat e Shkupit në Butel, në Gazi Babë dhe disa komuna të tjera nëpër Maqedoni ku VMRO-DPMNE-ja kandidon kryetarë komunash dhe VMRO-DPMNE-ja do t’i mbështesë kandidatët për kryetarë komunash të Aleancës dhe Alternativës, për shembull në Çair, në Tetovë, në Gostivar, në Strugë, në Dibër dhe në disa komuna të tjera”, tha Mickoski, transmeton TV21.

Sa i takon kryetarit të Shkupit, që të dy grupet do të mbështesin kandidaten e pavarur, Daniella Arsovska.

Related Articles

Back to top button
Close
Close