LajmeMaqedoniTopLajm

ASH-AAA i dërgon prokurorisë hulumtimin e IRL për “Titanikun” në Çair

Të nderuar përfaqësues të mediave,

Të nderuar qytetarë,

Kaluan disa ditë që kur Laboratori i reporterëve hulumtues denoncoi skandalin me objektin “Titanik” në Komunën e Çairit, i ndërtuar pa leje nga persona të afërt me pushtetin, konkretisht Bashkimin Demokratik për Integrim. Ky rast ishte kulmi i aferave të shumta me uzurpime të hapësirave publike dhe ndërtime pa leje dhe pa plan të nevojshëm urbanistik në komunën më të mbingarkuar në Evropë.

Ndërkohë, Prokuroria Publike nuk ka ndërmarrë asnjë veprim dhe është bërë krejtësisht e verbër para një objekti që banorëve të Çairit ua zë edhe diellin.

Ne sot jemi këtu për ti dorëzuar prokurorisë video materialin në USB edhe pse prokuroria duhej të reagonte pas publikimit të skandalit. Por kjo prokurori si edhe shumë institucione të tjera duket që nuk ka kohë të merret me skandalet e pushtetit, pasi është e zënë duke ndjekur vetëm qytetarë të pafuqishëm politikisht dhe ata që nuk janë në një linjë me pushtetin. Sidoqoftë ne do t’ua dorëzojmë materialin për t’ua marë argumentin e fundit se nuk kanë qenë në dijeni dhe nuk do të dorëzohemi nga lufta për drejtësi edhe përkundër zhgënjimit nga këto institucione.

Related Articles

Back to top button
Close
Close