LajmeSport

Arteta e gjen te City zëvëndësuesin e Xhakës

Pas shtatë vitesh si pjesë e Arsenal, Granit Xhaka pritet ta mbyllë në fundin e këtij sezoni eksperiencën e tij me “The Gunners”.

Mesfushori me origjinë shqiptare është pranë rikthimit në Bundesliga (më parë është aktivizuar me Borussia Moenchegladbach) teksa është në tratativa me Bayer Leverkusen.

Nga ana tjetër, te Arsenal po lëvizin me shpejtësi për të pikasur zëvendësuesin e Xhakës, teksa trajneri Mikel Arteta kërkon kapitenin e Manchester City, Ilkay Gundogan.

Turku me pasaportë gjermane nuk do të rinovojë kontratën me The Citizens dhe në fundin e këtij sezoni do të jetë një futbollist i lirë për të vendosur vetë të ardhmen e tij.

Mikel Arteta e njeh mirë Gundogan prej periudhës kur ishte ndihmës i Pep Guardiolës te City dhe mund t’i ofrojë një eksperiencë në Londër.

Related Articles

Back to top button
Close
Close