
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi sot ka pritur në takim Komisionerin për Tregti të Mbretërisë së Bashkuar, z. Chris Barton, të cilin e ka njoftuar mbi fokusin maksimal të Qeverisë për realizimin e projekteve si: hekurudha Shkup -Durrës, Qendra Klinike dhe digjitalizimi i të gjitha shërbimeve në institucionet e vendit, që kanë përkrahjen e madhe të Mbretërisë së Bashkuar.
Ishte kënaqësi të prisja sot në takim Komisionerin për Tregti të Mbretërisë së Bashkuar, z. Chris Barton.
Në fokus të bisedës sonë ishin raportet e shkëlqyera bilaterale mes vendeve tona, me ç’rast shpreha mirënjohjen time të thellë për mbështetjen britanike në të gjitha fazat e zhvillimit demokratik të vendit tonë.
Potencova rëndësinë e madhe të vazhdimësisë dinamike të bashkëpunimit ekonomiko – tregtar mes vendeve tona dhe në këtë kontekst njoftova komisionerin britanik mbi fokusin maksimal të Qeverisë për realizimin e projekteve si: hekurudha Shkup -Durrës, Qendra Klinike dhe digjitalizimi i të gjitha shërbimeve në institucionet e vendit, që kanë përkrahjen e madhe të Mbretërisë së Bashkuar.



