
Ish nusja e familjes Qyra, Arta Fonda, e cila fatkeqësisht është ndarë nga djali i kandidartit për kryetar të Strugës, Mendi Qyra, me një bujë të madhe në publik, Arta Fonda ka reaguar për herë të parë ndaj fushatës së ish vjehrrit të saj, njofton Top24
Ajo nëpërmjet një statusi në profilin e saj në Facebook ka bërë të ditur se ka komentuar në një fotografi të Mendi Qyrës, ku ai shfaqet me fëmijët e saj, të cilët ia kanë marrë padrejtësisht siç thotë, por që komenti është fshirë.
Arta Fonda ka zgjedhur ta ndajë në profilin e saj komentin dhe të sqarohet për të njëjtin.
“Sot reagova në një postim publik të kandidatit për Kryetar të Komunës së Strugës, z. Mendi Qyra, ish-vjehrrit tim, i cili ka publikuar fotografi të fëmijëve të mi, që janë padrejtësisht ende të ndarë prej meje.
Komenti im është fshirë menjëherë, ndaj po e ndaj këtu publikisht, që të mos fshihet edhe e vërteta ime:
Reagimi im i plotë pa ndryshime:
Nuk kam komentuar asnjëherë në postimet tuaja, sepse për hir të fushatës zgjedhore kam zgjedhur të qëndroj në heshtje dhe të mos i përfshij fëmijët e mi në diskutime politike. E kam bërë këtë për interesin më të mirë të tyre dhe për të mos ndikuar në procesin zgjedhor që ju po zhvilloni.
Por kur shoh që përdoren buzëqeshjet e fëmijëve të mi në postime propaganduese, nuk mund të qëndroj më në heshtje.
Si mendoni se ndihem unë, një nënë shqiptare që nuk i ka fëmijët pranë vetes, kur ju shkruani se zemra ju mbushet me energji nga buzëqeshjet e tyre në fund të ditës?
Unë si kam as në fund të ditës së sotme, as të nesërmes.
Fëmijët mund të rriten lirshëm dhe të lumtur vetëm kur janë pranë nënave të tyre.
Nëse me të vërtetë mendoni ashtu siç keni shkruar, atëherë kthejeni borxhin ndaj Zotit:
kthejeni Luarin dhe Doin tek unë.
Mos bëni fushatë propaganduese me fëmijët e mi, sepse dihet botërisht që ata i keni ndarë padrejtësisht prej meje.
Si person publik, ose kandidat për kryetar komune, aktin më të lartë human, politik e qytetar e bëni nëse ndihmoni që fëmijët e mi të kthehen tek unë.
Buzëqeshja më natyrore, më reale, më hyjnore, do të ishte ajo.
Arta Fonda”, shkruan ajo.



