LajmeMaqedoniTopLajm

Arta Bilalli Zendeli: Ja pse duhet ta votoni Valbon Limanin më 11 janar!

Zëdhënësja e Bashkimit Demokratik për Integrim, profesoresha Arta Bilalli Zendeli përmes një postimi ka kërkuar të votohet kandidati i AKI-së për doktori Valbon Limani duke numëruar një gamë arsyesh që përshkruajn Limanin si një kandidat i duhur për Gostivaritn, shkruan Top24

Në thirjen e saj publike ajo shkruan:

Të dashur G❤️stivaras,
Pas disa orësh fillon heshtja zgjedhore për zgjedhjet lokale të përsëritura më 11 janar.
Jam e vetëdijshme se pozicionimet, për dikend mund të duken të pazakonta, por pa dashur të hy në arsyetime këtë herë, do të doja t’i shpalos shtatë arsyet pse duhet të përkrahet fuqishëm kandidati i #AleancaKombëtarePërIntegrim, Dr. #ValbonLimani.
1. Valboni është politikan dhe kandidat/kryetar i brezit të ri të politikanëve në Gostivar;
2. ⁠Valboni është politikan dhe kandidat/kryetar i pakonsumuar;
3. ⁠Valboni është politikan dhe kandidat/kryetar nga familje e etabluar kombëtarisht;
4. ⁠Valboni është politikan dhe kandidat/kryetar i cili nuk i lufton shokët por përkundrazi i miqëson, i bashkon drejt idealeve më të larta;
5. ⁠Valboni është politikan dhe kandidat/kryetar i qetë, i matur dhe shumë i saktë, shumë i përpiktë në mesazhet që i dërgon sepse të njejtat i dërgon me kthjelltësi, me zemër dhe jo me programime e as me porosi nga qendra të dyshimta;
6. ⁠Valboni është politikan dhe kandidat/kryetar i cili është rritur në Gostivar dhe si i tillë, ai mbetet i afërt me qytetarin dhe i pastër para qytetarit.
7. ⁠Valboni është politikan dhe kandidat/kryetar që arrin ta pranon zhvillimin, avansimin dhe nuk na kthen prapa. Ai, nga 19 tetori deri tani, ka avansuar për pozicionin si Kryetar Komune dhe të njejtën e bazoj me argumentet në vijim:
7.1. Tani më, Këshilli Komunal i takon AKI- së që paraqet një avantazh të madh krahasuar me situatën para 19 tetorit;
7.2. Tani më, Kryesuesi i Këshillit Komunal është zgjedhur #ValdetXhaferi nga AKI, që poashtu paraqet avantazh të madh dhe
7.3. Strukturat e AKI-së në Gostivar tani më funksionojnë jashtëzakonisht të sinkronizuara dhe kjo, përveç se është refleksion i qasjes së tij ndaj aktivit dhe strukturave partiake gjatë dhe pas fushatës është edhe avantazh për pozitën e tij pas 11 janarit!
Prandaj, ta bëjmë Gostivarin qytet që zhvillohet, avansohet e jo qytet që vegjeton!

Related Articles

Back to top button
Close
Close