
Profesori dhe analisti nga Tetova, Arsim Sinani ka komentuar takimin në Prishtinë mes Ahmetit dhe Albin Kurtit.
Sipas Sinanit, bashkimi i frontit opozitar me një ekip profesionistësh e çon BDI-në në Muze.
“Nuk mendoj se Ali Ahmetin e shpëton politikisht nga dështimet, përgjegjësia, takimi me Albin Kurtin.
Mendoj se as lumi Vardar nuk i lan mëkatet e A.A. Por, ndaj mendimin dhe besoj fortë se bashkimi i frontit opozitar me një ekip profesionistësh e çon BDI-në në Muze këtë logjikë dhe njëmendësi”, ka thënë Sinani.