Sport

Arrihet marrëveshja, ylli i Kombëtares së Kosovës kalon në Francë

Bersant Celina ishte njëri ndër lojtarët më të mirë pas inkuadrimit në ndeshjen e mbrëmjes së kaluar ndaj Moldavisë.

Celina u inkuadrua në pjesën e dytë dhe menjëherë erdhen në shprehje kualitetet teknike të lojtarit që përmisuan lojën e Kosovës.

Bersant Celina do të transferohet nga Swansea në Dijon për një shumë që nuk është bërë publike raportojnë Foot Mercato dhe L’Équipe.

23 vjeçari do të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me klubin francez që do ta mbajë në Ligue 1 deri në vitin 2024.

 

Testet mjekësore pritet të bëhen këtë javë dhe pastaj do të bëhet zyrtarizimi. Bersant Celina ka bërë 79 paraqitje për Sweansea ndërkohë më parë ka luajtur edhe për moshat e Manchester Cityt.

Related Articles

Back to top button
Close
Close