Maqedoni

Aerodromi me numër treshifror të raste me koronavirus, Çairi shënon rënie

Numri i rasteve aktive në komunën e Çairit në vazhdimësi është duke shënuar ulje. Nëse kohë më parë Çairi kishte numër treshifror të rasteve aktive, tani në këtë komunë sipas të dhënave të fundit janë 88 raste, shkruan SHENJA.
Numra në rritje ka komuna e Aerodromit ku për momentin janë aktive 110 raste. Aerodromi është komuna e vetme e cila ka numër treshifror të raste aktive.
Më pas shpërndarja e rasteve aktive në komunat e Shkupit është si vijon: Kisella Vodë-78, Qendër-81, Gazi Babë-78, Karposh-78, Butel52, Gjorçe Petrov-42, Studeniçan-30, Shuto Orizarë-30, Saraj-22, Haraçinë-13, Petrovec-8, Sopishtë-7, Çuçer Sandevë-3, Zelenikovë-2, I huaj-8.
Që nga fillimi i pandemisë në qytetin e Shkupit janë regjistruar 6.054 raste.

Related Articles

Back to top button
Close
Close