MaqedoniTopLajm

Arrestohet pronari i një lokali në Tetovë, shkeli masat kundër Covid-19

Ministria e Punëve të Brendshme informon se mbrëmjen e djeshme është arrestuar pronari i një lokali në Tetovë.

Rreth orës 20:00 policia ka kryer kontrolle në objektin nën pronësi të 24-vjeçarit A.SH. nga Tetova, ku është konstatuar se lokali ka punuar pas kohës së lejuar dhe se gjatë kontrollit janë hasur 12 persona të cilët ishin shërbyer nga stafi i lokalit.

24-vjeçari akuzohet për shkeljen e nenit 206 të Kodit Penal, mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë.

MPB shton se në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetërorë të Tregut kanë mbyllur objektin.

Related Articles

Back to top button
Close
Close