
Një shtetas gjerman, në mënyrë të paautorizuar me dron e ka filmuar karaullën e Armatës në fshatin e Strugës Radozdë, policia e ka arrestuar, kumtoi sot SPB Ohër.
Sipas informatës, dje, në orën 14:30 në fshatin e Strugës, Radozhdë, u privua nga liria A.S.(56) nga Gjermania për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “hyrje të paautorizuar në objekte ushtarake dhe bërje të skicave apo vizatimeve të objekteve ushtarake dhe mjeteve luftarake” sipas nenit 350 të Kodit penal.
Personi, siç është cekur, është hasur se si me dron e ka filmuar karaullën në fshatin Radozhdë, pronë e ARMV-së, vend i cili është në zonë të ndaluar filmimi.
Po ndërmerren masa për ndriçimin e plotë të ngjarjes, pas çka do të pasojë paraqqitja adekuate.



