LajmeMaqedoni

Arrestohen tre shtetas ng Çekia, i janë gjetur monedha të vjetra

Nga MPB njoftojnë gjatë kontrollit të video sistemit për mbikqyrje në terrenin e SP për mbikqyrje kufitare Staravinë, në vendin e quajtur “Brest” është vërejtur një mjet motorik “Dacia Daster” me targa të huaja. Pas kontrolleve, mbrëmë në orën 19:00, në afërsi të fshatit Podmoll, nëpunësit policorë kanë gjetur automjetin dhe gjatë kontrollit është konstatuar se në të ndodheshin J.M.(26), F.K. (53) dhe M.H. (47), të gjithë nga Çekia, ndërsa të vendosur në banesë me qira në Prilep. Ata u privuan nga liria dhe u dërguan në NJPB Prilep.

Siç kumtoi MPB, me urdhër të prokurorit publik kompetent nga Prokuroria Themelore Publike Prilep, është kryer bastisje në banesën ku kanë qenë të tre personat, me ç’rast është gjetur një kuti metalike me 20 monedha të vjetra.

Po merren masa për zbardhjen e rastit

Related Articles

Back to top button
Close
Close