LajmeRajon

Arrestimi për spiunazh në Merdare, Policia e Kosovës gjeti 39.500 euro dhe 500 dinar në banesën e të dyshuarit

Policia e Kosovës ka dhënë informacione shtesë sot për arrestimin për spiunazh të një personi në pikën kufitare në Merdare. Policia thotë se F. S., me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Gjatë bastisjes në banesën e tij në Dragash, hetuesit kanë sekuestruar 39.500 euro, 500 dinarë, katër telefona celularë dhe dokumente relevante për rastin.

“I arrestuari sot në pikën kufitare në Merdare, nga Policia e Kosovës, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Spiunazh”, F. S., me aktvendim të Prokurorisë Speciale, është ndaluar për 48 orë. Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda kanë zbatuar urdhërkontrollin në vendbanimin e të dyshuarit në Dragash. Gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar këto prova materiale: para të gatshme në vlerë prej 39 mijë e 500 eurosh; para të gatshme në vlerë prej 500 dinarësh; katër (4) telefona celularë; dokumente të ndryshme relevante për rastin. Prokuroria, brenda afatit të përcaktuar ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Prokuroria Speciale, Policia e Kosovës dhe institucionet e tjera të sigurisë mbeten të angazhuara për ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme ligjore në lidhje me rastin”, thonë nga Policia.

Related Articles

Back to top button
Close
Close